ferizaj1 560x416 - Pishinat dhe lokalet në Ferizaj vjedhin shtetin, punojnë pa arka fiskale

Bizneset e rekreacionit në rajonin e Ferizajt si: pishinat dhe lokalet përcjellëse të tyre prej vitesh funksionojnë pa arka fiskale, megjithëse ato janë të obliguara t’i kenë ato sipas ligjit në fuqi.

Madje për çdo shërbim duhet t’u jepet qytetarëve kuponi fiskal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë sezonit veror nëpër këto biznese vërehet vazhdimisht një frekuentim i madh i qytetarëve, ndaj të gjitha arkëtimet për hyrje në pishina dhe për shërbime të tjera ushqimore nuk faturohen askund.

Ndër pishinat më të frekuentuara përveç Ferizajt janë edhe ato në Komunën e Shtimes, të cilat funksionojnë pa arka fiskale, duke i anashkaluar tatimet ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar rrjeti i OJQ-ve “Avonet” dhe vetë qytetarët.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i kësaj OJQ-je, ka thënë se Administrata Tatimore e Kosovës duhet ta hartojë një plan veprimi për t’i pajisur të gjitha pishinat me arka fiskale.

Sipas tij, në këtë mënyrë këto biznese arkëtojnë qindra mijëra euro të hyra në mënyrë të jashtëligjshme, duke mos i deklaruar askund.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.