KSAMIL1 560x416 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

Studimi i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit i rendit plazhet shqiptare ndër të fundit në Europë për nga cilësia e ujit.

Për 2017-ten, vlerësimi “shkëlqyeshëm” i jepet 54.9% te plazheve tona me ujë të një cilësie të padiskutueshme, çka bën që në renditjen e kësaj agjencie, vendi ynë arrin të lërë pas vetëm Rumaninë dhe Bullgarinë.

Ndër më të mirët janë Malta, Qiproja e Greqia. 84 % është niveli i zonave me ujë të një cilësie që mund të konsiderohet e mjaftueshme dhe 11,8% ato me ujë jo të pastër. Përfundimet e studimit shoqërohen edhe me grafikë sqarues dhe një hartë ku me ngjyre të kuqe janë shënuar plazhet më të ndotura që marrin notën dobët, me blu plazhet që marrin vlerësimin shkëlqyeshëm, me të gjelbër ato që mbërrijnë tek mjaftueshëm.

Plazhet problematike me të kuqe në hartë i korrespondojnë disa zonave në Durrës, Vlorë e Sarandë. 12 plazhet e renditura në raport si me cilësi jo të kënaqshme uji janë sidoqoftë një më pak se në 2016-tën dhe vihen re përmirësime të dukshme krahasuar me 2015-ten.

Monitorimi i ujit realizohet duke marrë një kampion përpara nisjes së sezonit veror e paskësaj të paktën 4 kampionë gjatë periudhës kur plazhet mbushen me pushues.

Analizat bëhen mbi bazën e dy parametrave mikrobiologjike, bakteret “Escherichia coli” dhe “enterecoccus faecalis”, që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det./Top-Channel/

1 51 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

2 61 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

3 61 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

4 31 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

5 21 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

61 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

7 11 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

8 11 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

9 11 - Planifikoni pushime në Shqipëri? Ja plazhet më të pastra dhe më të ndotura

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.