Loading...

Playfest është ngjarje kulturore që planifikohet të organizohet për herë të parë këtë vit në qytetin e Ferizaj, përkatësisht në parkun nacional “Liria”.
Në këtë edicion Playfest mirëpret të gjithë adhuruesit e artit dhe muzikës. Festivali Play gjatë muajit Gusht do të organizon tre evente gjatë dy ditëve. Gjatë këtyre eventev do të performojn artist vendorë dhe ndërkombëtar me aktivitete të ndryshme, po ashtu të ftuar janë edhe artist në fusha dhe forma tjera të artit aplikativ për paraqitje skenike.

VIDEO

Festivali me një ideologji të veçantë nga festivalet e tjera i jep Kosovës një Imazh të ri si dhe ngritjen e një shkalle më të lart të kulturës. Mbi të gjitha ky festival tregon unitetin dhe dashurin që jep muzika, arti dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në kuadër të programit. Festivali Playfest fillon me 9 gusht – e Premte ku do të përfshihen gjatë ditës shumë aktivitete për fëmije duke i mbështetur edhe fëmijet me aftësi të kufizuar.

Ndërsa gjatë natës do të performojn artistët e mirënjohur të muzikes Jazz (Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Enesu Beu) si dhe after perfromance Alt’N Beats . Eventi Jazz do të filloj nga ora 20:00 deri 24:00 Gjatë Dites së dytë 10 Gusht do të perfromojn Dj ndërkombtarë dhe lokal të zhanrit së muzikës elektronike. Eventi do të filloj nga ora 12:00 dhe do të mbaroj në ora 24:00 e përcjellë me after party. Karakteri i festivalit është që të zhvillohet eventi Electronic Series gjatë ditës ku pak festivale praktikojnë një gjë të tillë.

Playfest mirëpret artistin e njohur nga franca (JANERET). Janeret është pjesë e gjeneratës në rritje të skenës franceze. Ai është një nga artistët kryesorë të listës së yoyaku dhe AD e Joule Imprint. Ai ka arritur të krijojë identitetin e tij muzikor si DJ dhe producent, duke i dhënë një njohje ndërkombëtare në klubet dhe festivalet më të mira në të gjithë boten. Gjithashtu artistet lokal do te bëjnë edhe më madhështore eventin ku pjesë e Playfest eshte Record labeli Playdrum dhe Mind + . Artistet lokal dhe nacional që do të performojnë janë (Altin Boshnjaku, Lekë, Pumio Space, Rrrron, Liburn, Artil, Meriton & Rinia Rinia).

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.