Kamerat e sigurisë kanë filmuar një aksident trafiku në Sao Paolo të Brazilit, që ua ka ngri gjakun në vena të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin.
Një grua derisa po qëndronte në trotuar para dyqaneve, para saj vjen një motoçiklist që lëviz me shpejtësi të madhe – dhe kur dukej se do ta godiste drejtpërdrejt, arrin të rrëzohet dhe në njërën anë të fluturon ai e në tjetrën motoçikleta.
Nga frika dhe shpejtësia e madhe, gruaja rrëzohet në tokë por pa as më të voglin lëndim shpëton, kurse shoferi i motoçikletës që “fluturon” ka shpëtuar nga më e keqja.
Pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron e botës, dhe deri më tani është shikuar nga miliona njerëz në mbarë botën. Kurse gruaja në trotuar lirisht mund të quhet personi me më fat.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.