po vjen nje projekt i ri mes adelina ismailit dhe grimeres sellma kasumoviq 560x416 - Po vjen një projekt i ri mes Adelina Ismailit dhe grimeres, Sellma Kasumoviq
po vjen nje projekt i ri mes adelina ismailit dhe grimeres sellma kasumoviq - Po vjen një projekt i ri mes Adelina Ismailit dhe grimeres, Sellma Kasumoviq

Adelina Ismaili është një ndër këngëtaret më të suksesshme në estradën shqiptare.

Ajo prej kohësh ka krijuar një imazh të mirë te fansat e vetë, duke sjell hite ndër vite.

Për një kohë ishte larguar nga skena muzikore, por që së fundi i është kthyer zanatit të vjetër.

Duket se Adelina do të kthehet në kohërat e vjetra kur ishte modele dhe fytyrë reklamuese e disa kompanive.

Bukuroshen tonë do ta shohim në një projekt reklamues të produkteve kozmetike të make-up artistes sonë, Sellma Kasumoviq.

Kjo e fundit këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram duke dhënë shumë pak detaje.

Lexo po ashtu:

“Shhhh…bëhuni gati për diçka të re… Për çfarë mendoni se bëhet fjala?”, ka shkruar në rrjetet sociale, Sellma.

Ndryshe, dje është raportuar se zeshkanes sonë i janë vjedhur të llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale. /Telegrafi/