19 11 560x347 - Polici serb kapet duke transportuar drogë përmes Kosovës

Kishte përdorur targa të Beogradit për të transportuar drogë prej Shqipërisë për në Beograd, polici serb ishte përfshirë në një rrjet kriminal i cili merrej me trafikim me narkotikë, raporton “Drejtësia në Kosovë”.

Një hetim nisi nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë pas një informacioni në lidhje me një grup kriminal i cili dyshohet se transportonte drogë.

Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohej se ishte një polic serb pasi që ishte identifikuar vetë si i tillë.

Pamjet tregojnë se 146 kilogram lëndë narkotike të llojit marihuanë, pajisje të cilat u përdorën për të modifikuar rimorkion e mbushur me drogë, telefona, mjete identifikimi, kartela telefonash, e gjësende të tjera u konfiskuan nga ana e policisë pas një ndalimi të një veture e cila dyshohej se po bartte drogë.

I gjithë rrjeti po funksiononte përmes rrugëve të Kosovës, provat të cilat u siguruan nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe policia, bënë që prokuroria të kërkojë masën e paraburgimit për tre të dyshuarit serbë të cilët u arrestuan në një pikë kontrolli afër qytetit të Istogut.

Prokuroroja Sahide Gashi, me anë të provave kishte arritur ta bindë gjykatën që të dyshuarit e arrestuar të qëndrojnë në masën e paraburgimit, ndërsa hetimet për të dyshuarit e tjerë nuk u ndalën.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.