w 15 560x359 - Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të rrezikshëm

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të rrezikshëm. Bëhet fjalë për Albert Laskun i cili kërkohet për veprat: “Blerja, posedimi, shpёrndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikёve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “ Rrezikim i trafikut publik”, shkruan Reporteri.net

Njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Ferizaj dhe Gjakovё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• ALBERT (Pal) LASKU i lindur me 21.04.1976 nё PEJË.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Blerja, posedimi, shpёrndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikёve, substancave psikotrope ose analoge”
• “ Rrezikim i trafikut publik”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]