Mbrëmë pas mesnatës, Policia e Kosovës ka hasur në një lokacion në Ferizaj ku janë organizuar lojëra të fatit, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 620 çipa apo zhitona të vlerave të ndryshme që përdoren për bixhoz dhe katër palë letra.
Lidhur me këtë rast, menaxheri i lokalit është shoqëruar në stacion policor, ndërsa rasti është hapur si organizim i skemave piramidale.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.