Imazhi i çuditshëm që e ka shpërndarë policia, në kërkim të një të dyshuari, është popullarizuar në internet, për shkak se i ka flokët ngjyrë kafe, teksa mjekrën e kuqe.
Portreti i burrit që besohet se ka kryer vjedhje në Yorkshire të Anglisë, lë shumë për të dëshiruar, sepse ngjanë më shumë si një fëmijë, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht e ka vjedhur edhe një mjekër, që të bëhet sikur është i madh” ka qenë një prej komenteve, që grumbulloi më së shumti pëlqime.
Talljeve iu janë bashkuar edhe shumë ilustrime tjera, ku shfaqen njerëz me mjekra të ndryshme, sikur i dyshuari në kërkim. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.