rikalo 2 650x3581 560x358 - Prezantohet projekti “Bashkimi i Qytetit”

Sot në komunën e Ferizajt, është bërë prezantimi i projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt ky tejet i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt.

Ky prezantim është bërë para biznesmenëve ferizajas, arkitektëve, por edhe inxhinierëve.

Drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka quajtur si tepër të rëndësishëm me vet faktin se do të bëj edhe “Bashkimin e Qytetit”, si një ndër projektet më madhore të kryetarit Agim Aliu.

“Tash jemi në fazën e fundit ku kemi filluar edhe me tenderimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Komunën e Ferizajt, njëri nga premtimet e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, projekt i cili parasheh nënkalimin për vetura nga rruga ‘Vëllezërit Gërvalla’ deri tek rruga ‘Madeleine Albright’. Gjithashtu ky projekt parasheh vazhdimin e nënkalimit ekzistues nga rruga afër postës deri në rrugën “Emin Duraku”. Ky projekt është i një rëndësie tepër të veçantë pasi që do të bëj transformimin urban të qytetit të Ferizajt, do të mundësoj lëvizjen e lirë dhe më të shpejtë të veturave në qytetin e Ferizajt dhe do të ngrit sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve në qendër të Ferizajt”, ka thënë drejtori Bytyqi./Ferizaj24

Arsim Murseli nga kompania “Infraplus”, njëherit kryetar i Këshillit Konsultativ Profesional të fushës së urbanizmit, këtë projekt e ka quajtur tepër ambicioz për qytetin e Ferizajt, me vet faktin se do të realizohet një projekt tejet madhor për qytetin tonë.

Prezantimin e këtij projekti e ka bërë edhe përfaqësuesi tjetër i kësaj kompanie Selim Hyseni. U bë e ditur se shpallja e këtij tenderi do të bëhet me datën 20 korrik, ndërsa ka një kosto prej 6 milionë euro dhe është projekt 2 vjeçar./Ferizaj24

unnamed - Prezantohet projekti “Bashkimi i Qytetit”

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.