Para një viti Rozafa Koliqi pretendonte se i ishte bërë padrejtësi në procesin e avancimeve akademike në UP, tani Prokuroria Themelore e kryeqytetit ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Rasti ishte transmetuar në emisionin ‘’Jeta në Kosovë’’.

Më tej KALLXO.com merr vesh se prokurori që i është ndarë në punë kjo lëndë ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre personave.

“Nga të gjitha veprimet preliminare hetimore kam gjetur se për tre persona ka dyshim të arsyeshëm se është kryer vepra penale për dy prej tyre: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e sanksionuar sipas nenit 422 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës ndërsa për njërin prej tyre për veprën penale të ushtrimit të ndikimit nga neni 431 të KPRK-ës”, thuhet në përgjigjen e prokurorit Arian Gashi.

Lidhur me këtë rast prokurori Gashi njofton se më 30 nëntor të vitit të kaluar kishte autorizuar Policinë e Kosovës për të marrë disa veprime preliminare hetimore ndërsa kishte pranuar raport nga Policia e Kosovës më 20 janar të këtij viti.

“Nga Policia e Kosovës njësia kompetente kam pranuar përsëri raport të veçantë me dt. 29.01.2018 por jo kallëzim penal lidhur me të gjeturat e tyre. Andaj si prokuror i çështjes duke u bazuar në autorizimet e mia ligjore kam përpiluar një shënim zyrtar dhe lëndën e kam kaluar nga regjistri PPN në regjistrin PP tani krye rast ka nr. PP.I.nr. 20/2018”, thuhet në përgjigjen e prokurorit Gashi.

Prokurori Gashi, se deri më tani lidhur me këtë rast janë intervistuar rreth 20 persona, disa prej të cilëve si të dyshuar e disa tjerë si dëshmitarë duke përfshirë këtu edhe të dëmtuarën Rozafa Koliqi.

Sipas prokurorit Gashi hetimit është gati në fund dhe për shkak të ruajtjes së hetimeve nuk mund të jep më shumë detaje.

Ndërkohë, kallëzuesja Rozafë Koliqi, doktor shkence në Farmaci Klinike, në vitin 2015 kishte aplikuar për t’u zgjedhur asistente në lëndën Farmaci Klinike por asaj nuk i doli ashtu siç e kishte menduar.

Koliqi e cila është e vetmja specialiste e Farmacisë Klinike në Kosovë ka treguar se si senati i UP-së nuk e ka përzgjedhur si asistente edhe pse kishte pasur kualifikimet e duhura.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.