gjykata themelore ferizaj1 560x394 - Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 12 aktakuza për dhunën në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit shtator 2018, ka pranuar njëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje , me gjithsej trembëdhjetë (13) persona, ku gjashtë nga to janë femra dhe pesë meshkuj.

Gjithashtu, gjatë muajit shtator, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza
për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm”, “Kanosje”,
Ngacmim” dhe “Lëndim i rëndë trupor” të KPK-së.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.