pronaret te gezuar qe e gjeten qenin mbijetoi tri dite i bllokuar ne mal video 560x416 - Pronarët të gëzuar që e gjetën qenin, mbijetoi tri ditë i bllokuar në mal (Video)

Katherine Evans ishte duke shëtitur me qenin e saj në një pjesë malore të Londrës, kur ai ndjeu një erë dhe hyri thellë në një hapësirë me drurë.

Megjithëse e kërkoi gjatë, 33-vjeçarja e pati të pamundur ta gjente, ndërsa u kthye edhe të nesërmen që ta kërkonte.p>

Për fat të keq, rripi që kishte qeni në qafë, i ishte kapur për një degë dhe e ka bllokuar, derisa atë nuk e kanë gjetur disa kalimtarë rasti.

“Kërcente dhe nuk na ndalonte së përqafuari, kur e pamë të rrethuar nga gjashtë qen tjerë, me të cilët kishte nisur të shoqërohej” ka thënë Evans.

Qeni kishte mbijetuar për tri ditë i bllokuar në mal, ndërsa pronarët që u gëzuan që e gjetën qenin me të cilin jetojnë për tetë vjet, kishin humbur shpresën se do ta koheshin ndonjëherë me të.