pse leshoni jarge kur flini dhe cfare mund te beni per ti ndaluar 560x416 - Pse lëshoni jargë kur flini dhe çfarë mund të bëni për t’i ndaluar

pse leshoni jarge kur flini dhe cfare mund te beni per ti ndaluar - Pse lëshoni jargë kur flini dhe çfarë mund të bëni për t’i ndaluar

Lëshimi i jargëve ndodh kur ka pështymë të tepërt që vjen nga goja e një personi dhe të gjithë e bëjmë këtë ndonjëherë.

Por, a e keni ditur ndonjëherë se kur ky fenomen shfaqet rregullisht dhe tepër mund të jetë shenjë e zhvillimit të ndonjë sëmundje ose ndonjë mosfunksionimi që është duke ndodhur në trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Pse lëshojmë jargë

Kur flemë, muskujt e fytyrës tuaj, gjithashtu edhe reflekset e gëlltitjes, janë tërësisht të relaksuar. Që kur pështyma akumulohet në gojë gjatë natës përderisa flemë, lehtë mund të fillojë të pikoj sepse muskujt e relaksuar të fytyrës mund të qojnë deri tek hapja e vogël e gojës. Prandaj, ne përfundojmë duke pasur një jastëk të lagur që nuk është i rehatshëm për të fjetur.

Lëshimi i jargëve ose pështyma e tepërt mund të jetë shenjë e sëmundjeve neurologjike ose rezultat i kongjestiv hundor. Gjithashtu, njerëzit që tashmë kanë probleme shëndetësore, siç janë sulmet, kanë tendencë të lëshojnë jargë më tepër.

Si ta reduktoni ose ndalni lëshimin e jargëve?

Pastroni sinuset

Një nga arsyet kryesore të lëshimit të jargëve është bllokimi i hundëve, çka bënë një person të merr frymë përmes gojës dhe mund të çoj deri në lëshim të jargëve.

Pastrimi dhe zhbllokimi i sinuseve mund të jetë një mënyrë e mirë për të mos pasur një jastëk të lagësht çdo natë. Ja disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë për t’i zhbllokuar sinuset:

– Një dush i nxehtë mund të pastroj hundët dhe lejon të merrni frymë normal gjatë natës.
– Vajrat esenciale, sidomos ata me përmbajtje eukaliptike, do t’ju ndihmojnë të merrni frymë më lirshëm dhe të keni gjumë më të mirë.

Gjithashtu, sigurohuni të trajtoni çdo infeksion pasi që të shfaqet. Në mënyrë tjera, do të përfundoni duke marrë komplikime siç janë bllokime të pjesshme të hundës.

Ndryshoni pozitën e gjumit

Kjo mund të jetë e ditur por të flini në shpinë është pozitë kur e gjithë pështyma prodhohet nga trupi juaj qëndron në gojë dhe nuk del jashtë. Anasjelltas, nëse flini në një anë ose në barkë, pështyma mund të dal jashtë nga goja në jastëkë. Nëse e ndjeni se është shumë e vështirë për të qëndruar në një pozitë gjatë gjithë natës, provoni të vendosni veten dhe trupin në një gjendje stabilizuese.

Humbni peshë më shumë

Pesha e tepërt luan një rol vendimtar në procesin e gjumit. Më shumë se gjysma e popullsisë në SHBA që vuajnë nga sëmundjet e gjumit janë mbipeshë. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.