publikohen imazhet e para te sulmit te alec baldwinit ndaj nje qytetari - Publikohen imazhet e para të sulmit të Alec Baldwinit ndaj një qytetari

Alec Baldwin është në qendër të vëmendjes së një skandali rreth një parkimi në New York.

Pas incidentit, ai u arrestua, dhe siç shkruan mediat e botëore, aktori mohoi gjatë gjithë kohës se ishte përleshur me një qytetar i moshës 49-vjeçare.

Por, tashmë në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullonin imazhe të grindjes mes të dyve, ku aktori shihet duke e sulmuar qytetarin.

Aktori 60-vjeçar ishte rrahur në parkingun pranë shtëpisë së tij në Nju Jork dhe pas konfrontimit fizik, policia reagoi duke e arrestuar yllin hollivudian.

Ai i kaloi dy orë në stacionin policor, kur dha në një deklaratë zyrtare se nuk e kishte goditur personin në parkim.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, ai është akuzuar për sulm dhe kërcënim dhe se do të duhet të paraqitet para gjykatës më 26 nëntor për të mbrojtur veten.

Ndryshe, Baldwinin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave me projekte të reja filmike. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.