Seriali “O Sa Mirë” ka disa javë që ka nisur tashmë sezonin e ri.
Episodet e reja janë pritur shumë mirë nga fansat e serialit, teksa duket se nga java në javë ngjarjet në ‘shkollën më të famshme’, po bëhen vërtet interesante.
Në YouTube tashmë është publikuar edhe promoja e episodit të 148-të, në të cilin nuk do të mungojnë skena plot humor.
![Publikohet promoja e episodit të ri të “O Sa Mirë”, ‘Sasa’ i fton të gjithë në fejesën e saj me ‘Hetemin’ publikohet promoja e episodit te ri te o sa mire sasa i fton te gjithe ne fejesen e saj me hetemin - Publikohet promoja e episodit të ri të “O Sa Mirë”, ‘Sasa’ i fton të gjithë në fejesën e saj me ‘Hetemin’](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/publikohet-promoja-e-episodit-te-ri-te-o-sa-mire-sasa-i-fton-te-gjithe-ne-fejesen-e-saj-me-hetemin.jpg)
Foto: O Sa Mirë/YouTube
Kësaj radhe, është ‘Sasa’ ajo e cila i fton të gjitha gjoja në ‘fejesën’ e saj me ‘Hetemin’, ndërkohë që merr si gjithmonë refuzime të vazhdueshme nga ai.
Profesoresha e fizikës do të vazhdojë t’iu ligjërojë profesorëve të kolegjit, e gjithashtu edhe studentëve.
![Publikohet promoja e episodit të ri të “O Sa Mirë”, ‘Sasa’ i fton të gjithë në fejesën e saj me ‘Hetemin’ publikohet promoja e episodit te ri te o sa mire sasa i fton te gjithe ne fejesen e saj me hetemin 1 - Publikohet promoja e episodit të ri të “O Sa Mirë”, ‘Sasa’ i fton të gjithë në fejesën e saj me ‘Hetemin’](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/publikohet-promoja-e-episodit-te-ri-te-o-sa-mire-sasa-i-fton-te-gjithe-ne-fejesen-e-saj-me-hetemin-1.jpg)
Foto: O Sa Mirë/YouTube
Ndërkohë që studentët, përveç performancave në klasë, kanë zhvilluar një aktivitet pastrimi edhe në natyrë, duke u bërë kështu një shembull për ata që ndjekin serialin.
“O Sa Mirë” sjell episodin e ri të plotë këtë të diel. /Telegrafi/
[embedded content]