Punëtorët e Trepçës protestojnë para Qeverisë

protestat trepca 730x4401 - Punëtorët e Trepçës protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e minierës Trepça ashtu siç ishte parlajmëruar edhe më parë kanë protestuar sot në Prishtinë. Sindikata e Punëtorëve të Trepçës ka kërkuar të përfshihet në draftstatutin e ndërmarrjes.

Ata mbanin pankarta “Trepça është e jona”, “Trepça është pasuri kombëtare”.

E kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, thotë se kërkesat e punëtorëve nuk mund të përfshihen në statut, pasi kanë kosto të lartë dhe mund të jenë pengesë për zhvillimin e ndërmarrjes.

Më 18 dhe 19 qershor 2018, minatorët e Trepçës mbajtën grevë një orëshe të pakënaqur për përmbajtjen e draft statutit të Trepçës. Por nëse kërkesat e tyre e për këtë çështje nuk merren parasysh, atëherë, ata thonë se do të vazhdojë me greva, e madje edhe kërcënojnë me eskalimin e tyre.

protesta minatoret 730x4111 - Punëtorët e Trepçës protestojnë para Qeverisë

protesta trepca 730x4111 - Punëtorët e Trepçës protestojnë para Qeverisë


www.foxshop-ks.com