Studime të shumta tregojnë se qendrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë. Ky qendrim mund të shkaktojë sëmundje kronike si obeziteti, diabeti i tipit 2, por edhe probleme me qarkullimin e gjakut, si dhe probleme me muskujt dhe kockat.

Kur qendrojmë ulur nuk është se i bëjmë nder artikulacioneve. Në fakt qendrimi ulur bën që artikolacionet të zmadhohen duke shkaktuar kështu edhe dhimbjen e tyre dhe duke limituar lëvizjen.

Ndaj dhe personat që kalojnë shumë kohë ulur, kanë tendencë që në përgjithësi të vuajnë nga dobësimi i pjesëve lidhëse të gjymtyrëve.

Duke qendruar ulur për një kohë të gjatë nuk arrijmë që të menaxhojmë si duhet sasinë e sheqerit në gjak, në këtë mënyrë pankreasi prodhon më shumë insulinë duke sjellë si pasojë sëmundjen kronike të diabetit. Ja pse është e rëndësishme që të ngriheni herët dhe të bëni një shëtitje, për të stabilizuar ekuilibrin natyral të trupit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.