Qytetarët e Ferizajt tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19 apo i njohur si coronavirus. Kjo pasi që me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet e dyshuara me COVID-19.
Sipas një njoftimi të Komunës së Ferizajt, ekipet profesionale te mjekëve vazhdimisht po ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e nga ku doli konstatimi i bazuar nga raportet e punës se Ferizaji ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.
“Këtë konstatim shprehu koordinatori lokal për këtë çështje, njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi. Apeli për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur daljet e panevojshme është i domosdoshëm për ta tejkaluar më lehtë këtë situatë”, thuhet në njoftim.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.