w 6 560x416 - Qytetarët në Ferizaj kritikojnë komunën për mosmirëmbajtje të rrugëve (FOTO)

Banorët e disa lagjeve të Ferizajt dhe disa fshatrave përreth kanë kritikuar komunën, pikërisht drejtorinë për Shërbime Publike, për mosmirëmbajtje të rrugëve, derisa gropat po ua vështirësojnë qarkullimin. Me gjendje më të rëndë po përballen banorët e rrugës “Sadik Zenuni” në fshatin Rakaj derisa gropat e njëpasnjëshme po paraqesin më së shumti telashe gjatë sezonit dimëror.

Po ashtu kritika për mosmirëmbajtje të rrugëve ka pasur edhe nga banorët e fshatit të Vjetër, në rrugën “Tirana” dhe “2 korriku” në qytet.

Valon Imeri, banor nga fshati Rakaj ka thënë se disa muaj më parë komuna ka intervenuar për ta hartuar një projekt të ri për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit e cila lidhet me magjistralen Ferizaj –Kaçanik, mirëpo rruga është degraduar edhe më shumë.

“Komuna e din gjendjen e rrugës sonë në të cilën ka intervenuar për rehabilitim por gropat janë thelluar edhe më shumë. Kemi informacione se kompania e cila e ka fituar tenderin për rehabilitim të rrugës sonë nuk është serioze sepse në disa pjesë mbi asfalt ka shtruar zhavorr”, është ankuar ai, duke kërkuar nga ekzekutivi i komunës të dalin për ta parë gjendjen e rrugës. “Më së shumti e kemi problemin që rruga po i rrezikon fëmijët gjatë sezonit të dimrit sepse kah mesi i këtij muaji pritet të hapen edhe shkollat, kurse kjo rrugë është shumë e degraduar dhe po e vështirëson qarkullimin e të fëmijëve”.

Rreth mosmirëmbajtjes dhe cilësisë së dobët të punimeve në rrugë ka reaguar edhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet” përmes një shkrese. “Komuna duhet të angazhohet për mirëmbajtje dhe rehabilitim të rrugëve e rrugicave sepse shumë prej tyre janë të degraduara. Në fshatin e Vjetër kemi disa rrugë të cilat po e vështirësojnë qarkullimin, pastaj rruga “Tirana” në qytet po ashtu mjaftë shumë e degraduar me gropa. Pra komuna duhet me urgjencë dhe me përgjegjësi të angazhohet për rehabilitimin e rrugëve dhe rrugicave në qytet dhe në fshatra”, thuhet midis të tjerash në reagimin e “Avonet”-it.

Rreth kësaj çështje, gjatë së dielës Koha ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtori për Shërbime Publike Arben Halili por ai nuk ka qenë i qasshëm.

auto feriza11609673827 - Qytetarët në Ferizaj kritikojnë komunën për mosmirëmbajtje të rrugëve (FOTO)

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.