kuvendi 3 850x638 1 600x3601 1 560x360 - Reçica e quan Muratin “çun i ri”, debatojnë ashpër për një shkollë ne Ferizaj

Amendamenti 13 i  buxhetit ishte temë diskutimi ndërmjet deputetit të PDK-së, Elmi Reçica me ministrin e Financave, Hekuran Murati

Temë diskutimi ishte restaurimi i shkollës “Gjon Seraçi”, për të cilën janë ndarë disa mijëra euro.

Por kjo u kundërshtua nga Reçica, i cili tha se kjo shkollë duhet të rrënohet dhe të ndërtohet një shkollë e re.

Reçica e quajti ‘çun i ri’ Muratin, teksa i kërkoi që mos të bëjë politikë.

“Është mirë që ministri Murati si çun i ri të mos bëjë politikë. Esenca është që Ferizaj i ka orientuar në disa projekte dhe atje në hyrje ka Shtimja të ndërtohen disa shkolla. Agim Aliu ka për synim që ajo shkollë të rrënohet dhe jo të restaurohet”, tha Reçica.

Ndërsa ministri Murati tha se synim i kryetarit Agim Aliu është që kjo shkollë të rrënohet e t’u mundësohet parking për komplekset banesore.

“Mund të ketë këtë objekte tjera që presin për restaurim. Duhet të mbrohet ajo shkollë dhe nuk është investuar në atë shkollë dhe asnjë investim. Me qëllim është lënë të rrënohet në mënyre që të rrënohet dhe t’u sigurohet parkingje përreth komplekseve që janë ndërtuar përreth shkollës”.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.