w 3 560x416 - Reshjet e fundit, uji hyn në një biznes në magjistalen Prishtinë – Ferizaj (VIDEO)

Reshjet e borës dhe të shiut që ranë orëve të fundit në Kosovë kanë filluar të shkaktojnë edhe problemet e para.

Si rezultat uji ka depërtuar duke shkaktuar edhe dëme në një biznes që gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

“Biznesi gjendet në hyrje të Ferizajt. Ne kemi pasur probleme edhe në të kaluarën. Herën e fundit kur patën ndodh vërshimet, sasia e ujit brenda ka qenë mjaft e madhe. Kemi pasur dëme”.

“Ne me vetiniciativë kemi shtuar zallë skaj rrugës për ta ndalë sado pak depërtimin e ujit brenda. E kemi vendosur po ashtu edhe një gyp. Askush nuk ka ardh për të bërë një zgjidhje. Sa here ka reshje këtu bëhet sikur “liqen”. Bile me shaka themi ne e kemi biznesit tek “Liqeni i Ferizajt””.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.