Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
auto 16spf1547644447 - Rikthehen shërbimet spitalore në Repartin e Gjinekologjisë, Kirurgjisë, Pediatrisë në Ferizaj

Rikthehen shërbimet spitalore në Repartin e Gjinekologjisë, Kirurgjisë, Pediatrisë në Ferizaj

Posted on 19 September, 2020

Pas rënies së numrit të rasteve pozitive me Covid19, shtabi emergjent në Komunën e Ferizajt në bashkëpunim me institucionet e nivelit qendror kanë filluar t’i rikthejnë shërbimet e rregullta në repartet e Gjinekologjisë, Kirurgjisë, Pediatrisë e të tjera, të cilat gjatë kohës së pandemisë ishin bartur në QKUK shkaku i mungesës së hapësirës spitalore.

Aktualisht në këtë spital kanë mbetur vetëm 16 pacientë pozitivë me koronavirus, ndërkaq 11 prej tyre me oksigjenoterapi.

Drejtori i këtij spitali, Jeton Zeqiri, ka thënë se aktualisht është një gjendje e qetë dhe relaksuese e rasteve që kërkojnë hospitalizim, po ashtu ka rënë edhe numri i rasteve që kërkojnë trajtim më specifik, andaj, sipas tij, kjo ka qenë njëra ndër arsyet që kanë filluar t’i rikthejnë shërbimet nëpër reparte të tjera.

“Shkaku i zvogëlimit të numrit të rasteve dhe për shkak të lirimit të hapësirave e kemi kthyer fillimisht repartin e Gjinekologjisë me shërbime dhe kemi siguruar që hyrja të jetë e veçantë për nënat shtatzëna që të mos rrezikohen nga infektimet eventuale. Ndërkaq tash jemi në fazën e dytë për lirimin e hapësirës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë, dhe besoj se të shtunën më 19 shtator do të fillojmë me trajtimin e pacientëve në këto reparte”, ka thënë Zeqiri.

Sipas tij, aktualisht janë duke e bërë një ngjyrosje dhe dezinfektim të objekteve po ashtu edhe vendosjen e një pjese të inventarit, të cilat janë dëmtuar gjatë periudhës së pandemisë.

“Pra, shumë shpejt këto reparte do të rikthehen në normalitet, ndërkaq kati përdhes, reparti i internos dhe pediatrisë së bashku me emergjencën janë në shërbim të pacientëve me Covid-19”, tha ai. Sipas tij, aktualisht në këtë spital nuk është asnjë pacient në ventilim mekanik, në modulin “Sipap”.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme