rina thuhet se po i ben diss taynas me fjalet e feros 560x416 - Rina thuhet se po i bën ‘diss’ Taynas me fjalët e Feros

rina thuhet se po i ben diss taynas me fjalet e feros - Rina thuhet se po i bën ‘diss’ Taynas me fjalët e Feros

Rina Balaj dhe Tayna janë dy prej talenteve të reja të estradës muzikore shqiptare.

Bukuroshet i kemi parë në shumë aktivitete dhe angazhime gjatë këtij viti me koncerte dhe projekte të reja.

Pos angazhimeve individuale, ato kanë filluar kohët e fundit edhe një luftë mes tyre, duke u ngacmuar përmes rrjeteve sociale dhe emisioneve të ndryshme.

Në një intervistë të fundit të dhënë për emisionet shqiptare, Balaj i kishte kushtuar disa rreshta tallëse këngëtares prizrenase.

Megjithatë, raportohet këto fjalë i kishte thënë më parë këngëtari i ri, i njohur më mirë si Fero.

Një llogari e fansave të Taynas kanë publikuar një video në Instagram teksa thonë se Rina është një kopjace dhe asgjë më shumë “Falja nuk është falje. Tani mendon që është dikush. MWAH KOPJACE”.

Ndryshe, Rina dhe Tayna janë duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.