Sonte pritet të mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora.
Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa po pritet vetëm ardhja e yllit në Tiranë.
Përmes një videoje të postuar disa minuta më parë në llogarinë e saj zyrtae në Instagram, Rita ka njoftuar se po niset për në Shqipëri.
Ajo është në aeroportin “Luton” të Londrës, ndërsa në video shihet teksa po priste të niset aty ku sonte e presin me padurim fansat e saj.
“Shihemi së shpejti Tirana”, ka shkruar ajo mbi një fotografi, teksa po afrohej tek aeroplani.
Kujtojmë që Rita Ora kishte mbajtur koncert madhështor në Prishtinë, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.