rita ora dergon tri trofe te reja ne shtepine e saj 560x416 - Rita Ora dërgon tri trofe të reja në shtëpinë e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Kënga e saj e fundit “Let you love me”, është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane, teksa për herë të parë këtë vit, Rita theu rekordin si artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10 e Britanisë së Madhe.

“Let you love me” i ka dhuruar këngëtares gjithashtu edhe tri trofe nga Vodafone, kjo pasi kënga e saj ka qenë në vend të parë për disa ditë rresht.

rita ora dergon tri trofe te reja ne shtepine e saj - Rita Ora dërgon tri trofe të reja në shtëpinë e saj

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ka qenë Rita, ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq tri trofetë, ndërsa duket e nderuar për këtë shpërblim.

Lexo po ashtu:

“Unë erdha në shtëpi me tri çmime”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

rita ora dergon tri trofe te reja ne shtepine e saj - Rita Ora dërgon tri trofe të reja në shtëpinë e saj

Rita Ora i gëzohet tri trofeve të fituara nga Big Top 40 (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Kënga “Let you love me” ka qëndruar në vendin e parë të Big Top 40 nga Vodafone, në datat 30 shtator, 7 tetor dhe 14 tetor 2018, datat në të cilat përkatësisht janë të printuara edhe çmimet.

Kjo këngë gjithashtu ka kaluar tashmë shifrën e 40 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Rita ka qenë shumë aktive këtë vit në muzikë, ndërsa ka bërë të ditur se albumi i saj i ri me titull “Phoneix”, do të publikohet më 23 nëntor, dhe përbrenda tij do të ketë shumë këngë të reja. /Telegrafi/

rita ora dergon tri trofe te reja ne shtepine e saj 1 - Rita Ora dërgon tri trofe të reja në shtëpinë e saj

Rita Ora (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.