rita ora kam qene e stresuar nga komentet negative te njerezve ne rrjetet sociale 560x416 - Rita Ora: Kam qenë e stresuar nga komentet negative të njerëzve në rrjetet sociale

Rita Ora ka thënë se ajo ka pyetur veten nëse ishte duke bërë gjënë e duhur në momentin kur kishte parë komentet e bëra nga njerëzit në rrjetet sociale.

Ylli i pop-it tha se këto komente kishin ndikuar shumë negativisht te ajo edhe në shëndetin mental.

Ora, 27 vjeçe, tha se ajo tani përqëndrohet vetëm në aspektet pozitive të mediave sociale dhe dëshiron të frymëzojë tifozët e saj për të bërë të njëjtën gjë.

Ajo tha: “Është e vështirë për njerëzit që të kujtojnë se edhe pse ne mund të jemi yje në tapetin e kuq dhe magjikë në kopertinat e revistave, ne jemi edhe njerëzorë”.

rita ora kam qene e stresuar nga komentet negative te njerezve ne rrjetet sociale - Rita Ora: Kam qenë e stresuar nga komentet negative të njerëzve në rrjetet sociale

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Për të treguar se ndjenja e realitetit me të vërtetë i vë gjërat në perspektivë. Unë zgjedh për të përfaqësuar veten time si unë, me trupin tim ose me mënyrën se si unë vishen, për të treguar veten time”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Lexo po ashtu:

“Kur isha duke u fokusuar në anën negative, asgjë nuk erdhi nga ajo. Shëndeti im mendor ishte me të vërtetë i keq, nuk ndjeva se po bëja punën e duhur”, është shprehur më tutje 27-vjeçarja.

“Në kokën time isha duke i thënë vetes: çfarë po bëj? Unë jam duke jetuar ëndrrën time. Por kisha këtë ndjenjë të pasigurisë. Unë jam duke folur për shumë njerëz, dhe për veten që kam qenë një viktimë kibernetike”, ka thënë Rita.

Ora po merr pjesë në një fushatë kundër sulmeve kibernetike së bashku me kompaninë e bukurisë ‘Coty’, markën e saj ‘Rimmel’ dhe ‘The Cybersmile Foundation’.

Lexo po ashtu:

Rita po merr pjesë në projekt së bashku me modelen e famshme britanike, Cara Delevingne.

Ajo e quajti Delevingne “shoqëruesin e ëndrrës” së saj.

rita ora kam qene e stresuar nga komentet negative te njerezve ne rrjetet sociale 1 - Rita Ora: Kam qenë e stresuar nga komentet negative të njerëzve në rrjetet sociale

Rita Ora (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Ora do të publikojë albumin e saj të dytë “Phoenix” në nëntor. Ajo tha se titulli i albumit u frymëzua nga betejat e saj për ta nxjerrë albumin e dytë, duke qenë se ka kaluar shumë kohë që nga albumi i saj debutues në vitin 2012.

Ajo tha: “Phoenix vjen pas shumë kohësh. Kam publikuar albumin tim të parë në vitin 2012, ka kaluar kaq kohë e gjatë, por ‘Phoenix’ është titulluar për të treguar atë ndjenjë të forcës, kurajos dhe etikës së punës që mamaja më mësoi”, ka përfunduar Rita. /Telegrafi/

rita ora kam qene e stresuar nga komentet negative te njerezve ne rrjetet sociale 2 - Rita Ora: Kam qenë e stresuar nga komentet negative të njerëzve në rrjetet sociale

Rita Ora (Foto: Anthony Ghnassia/Getty Images for UNICEF/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.