Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediat ndërkombëtare.
Së fundmi, ajo është bërë pjesë e kampanjës së ‘Rimmel London’, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave individuale në internet.
Së bashku me modelen Cara Delevigne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, ato kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet.

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Rita dhe Cara u fotografuan të përqafuara, teksa mbështesnin njëra-tjetrën drejt kësaj kauze.
Këngëtarja shqiptare publikoi një fotografi nga kjo ngjarje në rrjetin social Instagram, ku edhe tregoi për aktivitetet që zhvilloi.
“Kisha një ditë të mrekullueshme së bashku me Cara Delevigne në kampanjën e Rimmel London, na ndihmoni ti luftojmë sulmet online, jemi më të fort të bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
E njëjta, do të publikojë më 23 nëntor albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Phoenix”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.