robert berisha duhet te zgjedhte mes nores dhe kunates era kendon me keq live se gruaja ime 560x416 - Robert Berisha duhet të zgjedhte mes Norës dhe kunatës: Era këndon më keq live se gruaja ime
robert berisha duhet te zgjedhte mes nores dhe kunates era kendon me keq live se gruaja ime - Robert Berisha duhet të zgjedhte mes Norës dhe kunatës: Era këndon më keq live se gruaja ime

Robert Berisha ka bërë një deklaratë që mund ta mërzisë kunatën e tij. Ai është shprehur se Era Istrefi këndon më keq se Nora ‘live’.

Me siguri që të gjithëve u kujtohen përplasjet mes Robert Berishës dhe nuses së vëllait të tij, këngëtares Altuna Sejdiu.

Ata u përfolën për një sherr në familje që vazhdoi me thumbimet të shumta në rrjetet sociale.

Mirëpo mesa duket Roberti nuk e ka lënë me kaq, dhe ka ‘sulmuar’ edhe Era Istrefin, kunatën e tij.

I ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, në pjesën ‘ndaje ose haje’ Roberti duhet të zgjidhte se kush këndon më keq ‘live’, gruaja e tij Nora Istrefi apo motra e saj Era. Dhe Berisha ka thënë emrin e të voglës Istrefi.

“Nora ka mbi 15 vite që është në skenë dhe ka më shumë eksperiencë, prandaj po them që Era këndon më keq ‘live’,”u përgjigj Roberti.

Tani na mbetet të presim për të parë se si e ka marrë kunata e tij këtë deklaratë.