roberti era kendon drejtperdrejt me keq se nora 560x416 - Roberti: Era këndon drejtpërdrejt më keq se Nora
roberti era kendon drejtperdrejt me keq se nora - Roberti: Era këndon drejtpërdrejt më keq se Nora

Shumë humor në ekranin e Top Channel, gjatë programit “Shiko kush luan” të autores dhe moderatores Luana Vjollca.

Të ftuarit krijuan një atmosferë tejet të zjarrtë me lojëra dhe batuta, por pa diskutim që kishte momente edhe kur loja duhej marrë seriozisht.

Në pjesën e fundit të programit, te loja “Ndaje ose haje” u ulën përballë njëri-tjetrit Robert Berisha, Zaimina Vasjari, Ronela Hajati dhe Genc Salihu.

Për të fituar sa më shumë pikë për skuadrën lojtarët duhet t’u përgjigjen me sinqeritet pyetjeve ose duhet të hanë një nga ushqimet që ndodhen në tavolinë (që nuk janë aspak të ngrënshme).

Lexo po ashtu:

I gjendur në një situatë të tillë, por edhe për të shpëtuar shoqen e skuadrës, Ronelën, Robert Berisha vendosi t’i përgjigjet pyetjes se cila këndon më keq live, bashkëshortja e tij, Nora Istrefi apo kunata, Era Istrefi.

“Nora ka mbi 15 vite që është në skenë dhe ka më shumë eksperiencë, prandaj po them që Era këndon më keq live”, u përgjigj Robert Berisha.

Emisioni është shoqëruar edhe me shumë momente të tjera humori nga protagonistët pjesëmarrës.

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.