w 76 560x416 - Rrahet një ferizajas nga pesë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona kanë rrahur një person tjetër me mjete të forta në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 19:30, shkruan Gazeta inFokus.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt kurse njëri është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.