hsaaaa 560x416 - Rrethrrotullimi i aksidenteve Magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Loading...

Një rrethrrotullim në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj në dalje të Ferizajt është shndërruar në vend të aksidenteve.

Rrethrrotullimi i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj është bërë i njohur për shkak të numrit të madh të aksidenteve që ndodhin në të.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Ferizajt vetëm në 6 vjetët e fundit në këtë rrethrrotullim kanë ndodhur 44 aksidente e më shumë.

“Që nga viti 2013 deri më tani në këtë rrethrrotullim i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 2013 kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente e më shumë ku dy prej tyre kanë qenë me fatalitet, në të cilët dy persona kanë humbur jetën, 15 persona kanë qenë ë lënduar dhe 27 raste të aksidenteve janë vetëm me dëme materiale”/Ferizaj24

Edhe përkundër faktit se ky rrethrrotullim është i pajisur me shenja të komunikacionit, problemi qëndron te pakujdesia e shoferëve.

“Në shumicën e rasteve sipas vlerësimit të ekspertizës në vendin e ngjarjes del të jetë kujdesi i vozitësve, shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i shenjave”/Ferizaj24

reth3 - Rrethrrotullimi i aksidenteve Magjistralen Prishtinë-Ferizaj

rethi1 - Rrethrrotullimi i aksidenteve Magjistralen Prishtinë-Ferizaj

rethi2 - Rrethrrotullimi i aksidenteve Magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.