Vranidolli1 560x416 - Rruga më ‘vdekjeprurëse’ në Kosovë

Banorët e fshatit Vranidoll të kryeqytetit ankohen se komuna i ka harruar, nuk ua ka rregulluar asnjë rrugë tash e sa kohë, nuk kanë sinjalistikë dhe kanë ankesa tjera sa i përket infrastrukturës lokale.

Banorët e këtij fshati e kanë dhënë një epitet rrugës që kalon përgjatë shtëpijave të tyre, ata po e quajnë si “rruga më vdekjeprurëse në Kosovë”.

Si rruga që lidhë Prishtinën dhe Podujevën po thuhet se është e rrezikshme shumë, sidomos tani në kohën e fundit.

Banorët e fshatit po ankohen se nuk ka pasur investime që disa kohë në fshat dhe po ju mungojnë gjërat themelore që i duhen për jetesë.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.