rusia ndalon transmetimin e filmit hollivudian hunter killer ne 850 kinema 560x416 - Rusia ndalon transmetimin e filmit hollivudian “Hunter Killer” në 850 kinema

Ministria e Kulturës në Rusi anuloi sot prezantimin e filmit “Hunter Killer” të Hollywoodit – film në të cilin tregohet se si ushtarët amerikanë shpëtuan presidentin e Rusisë dhe ndaluan Luftën e Tretë Botërore.

Ministria përmend arsyet administrative se kompania shpërndarëse nuk ka dërguar në kohë një kopje të filmit dhe filmi nuk mund të shfaqet publikisht në Rusi.

“Hunter Killer” është një film rreth një kapiteni të papërvojë të nëndetëses amerikane, e cila në bashkëpunim me njësitë speciale në ujërat e Artiktës, arrin që të shpëtojnë presidentin rus.

[embedded content]

Në film, presidenti i Rusisë është një peng i terroristëve rusë që përgatisin grusht-shtetin dhe kërcënojnë provokimin e Luftës së Tretë Botërore.

Filmi i regjisorit Donovan Marsh, i cili është një adaptimi i librit “Firing Point”, me yjet si Gary Oldman, do të shfaqej në 850 kinema në Rusi.

Filmi u ndalua më parë në Ukrainë për shkak të tensioneve ruso-ukrainase.

“Hunter Killer” do të jepet premierë në Francë në muajin dhjetor. /Telegrafi/

rusia ndalon transmetimin e filmit hollivudian hunter killer ne 850 kinema - Rusia ndalon transmetimin e filmit hollivudian “Hunter Killer” në 850 kinema

Donovan Marsh, regjisori i filmit “Hunter Killer” (Foto:  Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.