Prej një qyteze me 24 mijë banorë në regjistrimin e vitit 1971, numri i banorëve të Ferizajt ka ardhë duke u shumëfishuar.
Në vitin 1991 qyteti është dashtë të kishte rreth 70 mijë banorë, por nuk ka shënime të sakta, sepse me prishjen e ish- Jugosllavisë, nuk janë bërë regjistrimet e planifikuara të popullsisë.
Tash Ferizaj konsiderohet se I ka rreth 150 mijë banorë, kurse me regjistrimin e bërë pas Pavarësimit të Kosovës,më 2011, ai I kishte 108 mijë banorë, duke u radhitur i treti në Kosovë.
Në Ferizaj kanë jetuar rreth 10 mijë banorë serbë të cilët pas luftës së fundit janë shpërngulur për në Serbi. Numri më i madh i tyre kanë qenë kolonë të sistemuar në Ferizaj, në dekadat e para të shek.XX-të. Për më shumë klikoni këtu.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.