Gratë në Kosovë kanë filluar të punësohen në pozitat vendimmarrëse.

Numri i pjesëtareve femra në Ushtrinë e Kosovës nga viti në vit është duke u rritur.

Këtë e konfirmon edhe zyrtarja për marrëdhënie me publikun Remzije Zeqiraj për gazetën inFokus.

Tani për janë 199 femra në uniformë, 42 civile duke përshirë FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Aktualisht ne FSK rangu me lartë që bartë një femër është rangu i gjeneral brigadës dhe pozita është komandant i komandë, doktrinës dhe stërvitjes është pozitë e jashtëzakonshme, pozite cila tregon se sa ka avancuar femra në FSK, ka thënë Zeqiraj për inFokusin.

Por sipas Zeqirajt, Ushtria e Kosovës e meriton që në krye të saj të jetë një grua.

Në një rrëfim ekskluziv për gazetën inFokus ajo tregon edhe arsyet se pse Kosova do të duhej të kishte një komandante.

“Përderisa shtetet tjera kanë aplikuar dhe kanë komandantet e ushtrive pse jo edhe Kosova por për arsye edhe me të forta sepse kjo ushtri që është, është ngritë me kontributin dhe pjesëmarrjen aktive të femrës në radhët e saj. Dhe ndoshta Kosova ma shume se shtetet tjera do te duhej të kishte komandantin ne një dite nga gjinia femërore” ka deklaruar ajo.

Puna e femrave në FSK sipas saj përveç se është kënaqësi është edhe sfidë. Pasi që ato përveç se duhet të shërbejnë vendit ato gjithashtu duhet që të kujdesen dhe familjen e tyre.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë reportazhin e përgatitur nga gazeta inFokus.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.