sa shume kohe duhet te shpenzoni ne rrjete sociale per nje shendet te mire mendor - Sa shumë kohë duhet të shpenzoni në rrjete sociale për një shëndet të mirë mendor

Nuk është ndonjë sekret se shfletimi i imazheve të panumërta, shpalljeve të fejesave, pushimeve, bebeve të reja e ngritjeve në pozitë të punës mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse nuk jeni duke arritur asgjë.

Por, është thuajse e pamundur që thjesht të ç’kyçeni përgjithmonë dhe asnjëherë të mos ktheheni prapë, transmeton Telegrafi.

Por, ky është lajmi i mirë: mund të ketë një periudhë të caktuar kohore që mund ta shpenzoni në rrjete sociale pa pasur efekte negative.

Sipas hulumtimeve të publikuara në ‘Journal of Social and Clinical Psychology’, shpenzimi i vetëm 30 minutave në ditë në rrjete sociale mund të shpijë në shëndet më të mirë mendor.

Pas eksperimenteve me 143 studentë, ku hulumtuesit e kishin monitoruar sasinë e kohës që e shpenzojnë në rrjete sociale – si Facebook-u, Instagram-i dhe Snapchat-i – ata në fund ishin vlerësuar për shëndetin mendorë në bazë të shtatë faktorëve të ndryshëm: mbështetja shoqërore, frika se mos po mbesin të lënë anash, vetmia, vetë-pranimi, vetëbesimi, ankthi dhe depresioni.

Pas kësaj, autorët i kishin ndarë studentët në dy grupe dhe e kishin vazhduar eksperimentin për tri javë. Njërit grup iu ishte kërkuar t’i përdornin rrjetet sociale si zakonisht; grupit tjetër iu ishte kufizuar koha e shpenzuar në rrjete sociale në vetëm 10 minuta për secilën platformë të rrjeteve sociale (pra 30 minuta në ditë).

Pas kësaj, hulumtuesit e kishin analizuar se si kishin ndryshuar studentët në shtatë kategoritë e mëparshme.

Siç tregojnë shkencëtarët, kur studentët e këtij studimi e kishin kufizuar kohën e shpenzuar në rrjete sociale në vetëm 30 minuta në ditë, ata kishin pasur një përmirësim të dukshëm në mirëqenien e tyre, përcjellë nga reduktimi i ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.  /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.