samsung ende nuk ka vendosur ne dizajn final per telefonin e palosshem 560x416 - Samsung ende nuk ka vendosur në dizajn final për telefonin e palosshëm
samsung ende nuk ka vendosur ne dizajn final per telefonin e palosshem 1 - Samsung ende nuk ka vendosur në dizajn final për telefonin e palosshëm

Samsung ka konfirmuar se do të organizoj Konferencën e Zhvillimit të Samsung-ut muajin e ardhshëm, në të cilën shumë presin që kompania të shfaqë telefonin të shumë përfolur, Galaxy X.

Megjithatë, bazuar në një raport nga Bloomberg, duket se Samsung ende mund të jetë duke punuar për të.

Raporti pohon se Samsung ka dy dizajne të ndryshme dhe ende nuk kanë vendosur për njërën. Një nga ato dizajne është më e gjatë kur shpaloset horizontalisht, ndërsa tjetra është më e gjatë kur shpaloset vertikalisht.

Me sa duket, dizajnerët e Samsung janë të prirur më shumë drejt dizajnit të fundit, pasi që kjo e bën më të lehtë mbajtjen me një dorë, pavarësisht se duket më i ngushtë kur është i hapur.

Nuk dihet sigurt nëse një dizajn final mund të vendoset në kohë për ngjarjen, por e gjithë kjo sugjeron që çdo gjë shohim në SDC mund të mos jetë domosdoshmërisht përfundimtare dhe se ndoshta Samsung mund të tregoj thjesht atë që ata kanë zhvilluar deri më tani dhe të ndaj konceptet prapa dizajnit dhe qëllimin e synuar.

Disa detaje të tjera të zbuluara në raportin e Bloomberg shtojnë se telefoni nuk do të ketë një sensor gjurmë gishtash për shkak të ekranit të tij fleksibil.

Gjithashtu thuhet se mund të ketë një bateri më të vogël, sepse vetë telefoni peshon rreth 200 gram, kështu që një bateri më e lehtë dhe e vogël mund të kërkohet nëse nuk duan ta bëjnë telefonin shumë të rëndë. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.