samsung humb perqindje te tregut te telefonave huawei zgjerohet 560x416 - Samsung humb përqindje të tregut të telefonave, Huawei zgjerohet

samsung humb perqindje te tregut te telefonave huawei zgjerohet - Samsung humb përqindje të tregut të telefonave, Huawei zgjerohet

Samsung ka dërguar 72.3 milionë telefona gjatë periudhës korrik-shtator, sipas Strategy Analytics, cituar nga Korea Herald. Kjo është shifër pak më e ulët se 83.4 milion njësi që gjigandi korean i teknologjisë ka transportuar gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Samsung tani ka, sipas raportit, 20 për qind të tregut global të telefonave, sa i përket vëllimit të dërgesës, për tremujorin e tretë të vitit. Kjo është një rënie nga 21.2 për qind që është postuar në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Në të kundërt, Huawei arriti të rritet nga 9.9 përqind vitin e kaluar në 14.4 përqind të tregut në TM3 të vitit 2018, kur shiti 51.8 milionë njësi. Në këtë mënyrë, Huawei jo vetëm që është afruar në centimetra më afër Samsung, por edhe është distancuar nga Apple.

Prodhuesi i iPhone u rrit nga 11.9 përqind vitin e kaluar në 13 përqind këtë vit. Tre të parat janë pasuar nga Xiaomi me 9.2 për qind dhe OPPO me 8.7 për qind. Këto dy kompani u rritën nga 7 përqind dhe 8 përqind respektivisht, në 2017. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.