sebi 560x416 - Sebahate Ajeti Sadiku : Thotë se Komuna e Ferizajt shënon rritje të të hyrave vetanake
Loading...

Komuna e Ferizajt shënon rritje të të hyrave vetanake me 22% më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar

VIDEO

Paraditen e sotme, Drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti – Sadiku ka mbajtur konferencë me gazetarë, me ç ‘rast ka prezantuar sfidat dhe sukseset e kësaj drejtorie në këtë periudhë qeverisëse.

Ndër sfidat më të mëdha të financave komunale janë borxhet e mëdha të trashëguara nga ish pushteti, me ç’rast afro 80% e pagesave të realizuara në këtë periudhë qeverisëse ka qenë pagesë e borxhit të trashëguar. Telashe kjo drejtori ka edhe me vendime të shumta të gjykatave si dhe procedura përmbarimore ku deri më tani vetëm nga përmbaruesit për pagesën e borxheve të trashëguara janë shpenzuar 2,320,933.92€

Kurse për këtë vlerë janë paguar afro 40,000€ shpenzime për procedurat përmbarimore, gjegjësisht tarifa e kamata për përmbaruesit privat. Sfidë tjetër e kësaj drejtorie është edhe fondi i pakët për digjitalizimin e shërbimeve financiare për nevojat e qytetarëve, mungesa e stafit administrativ si dhe pamjaftueshmëria e fondeve për operim normal me projekte të ndryshme të parapara në platformën qeverisëse të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu.

Ndërkaq, si suksese për këtë periudhë qeverisëse, drejtoresha e financave, ka theksuar rritjen e të hyrave vetanake për 22% për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Janar-Maj 2017 / Janar-Maj 2018), realizimin e të hyrave nga tatimi në pronë në vlerë prej 612,671.31€ apo 31% më të lartë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, si dhe politikat e kursimit të parasë publike që parashohin edhe shkurtime të shpenzimeve në disa prej kategorive ekonomike.

Deklaratën e plotë mund ta ndiqni në video e bashkëngjitur të konferencës për media.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.