semuret justin timberlake anulon koncertin ne new york 560x416 - Sëmuret Justin Timberlake, anulon koncertin në New York
semuret justin timberlake anulon koncertin ne new york - Sëmuret Justin Timberlake, anulon koncertin në New York

Justin Timberlake ka qenë një ndër këngëtarët më të angazhuar në arenën ndërkombëtare.

Artisti amerikan duket se koncertet e shumta kanë sjell edhe një lodhje, dhe kjo ka bërë që pushoj me rekomandim të mjekëve.

Këngëtari ka pohuar përmes llogarisë personale në Instagram se është i detyruar të mos paraqitet në Madison Square Garden të New Yorkut.

“Më vjen të keq por sonte nuk mund të paraqitem para publikut në MSG me rekomandim të mjekëve. Akordet e mia të zërit janë sëmurë, megjithatë koncertin e sotëm do ta zhvillojë në ditëlindjen time më 31 janar”, ka shkruar ndër të tjerash 37-vjeçari.

Timberlake ditë më parë ka bërë bujë të madhe me një intervistë për mediat e huaja që ka të bëjë me bashkëshorten e tij, Jessica Biel.

Lexo po ashtu:

Ai ka thënë se shpeshherë e bind gruan të provojë një palë këpucë që atij i pëlqejnë.

Ndryshe, Justin është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.