![Shakira ka lansuar klipin e këngës “Nada” shakira ka lansuar klipin e kenges nada - Shakira ka lansuar klipin e këngës “Nada”](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/shakira-ka-lansuar-klipin-e-kenges-nada.jpg)
Një prej yjeve më të mëdha në muzikën latino-amerikane, Shakira, ditë më parë e ka publikuar videoklipin më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Nada” dhe për më pak se 24 orë nga lansimi e ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube.
Videoja muzikore u dha premierë në një emision televiziv në Kolumbi, ndërsa klipi u publikua para performancës së fundit në turneun muzikor, ‘El Dorado’.
[embedded content]
Vlen të theksohet se Shakira e ka shkruar edhe tekstin e këngës dhe ka punuar në realizimin e saj.
“Nada” është kënga e pestë me radhë nga albumi aktual i Shakiras, “El Dorado”, që zyrtarisht u publikua më 26 maj të vitit të kaluar.
[embedded content]
Albumi “El Dorado” përmban 13 këngë, ndërsa pjesë e tij janë edhe hitet, si “Chantaje” dhe “Me Enamore”.
“Chantaje” që u realizua në bashkëpunim me Maluman ka kaluar shifrën prej dy miliardë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/
[embedded content]