Dyshja e njohur e estradës, ShaolinGang, kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Scooby Doo” titullohet kënga e tyre e re, titulli i së cilës është i frymëzuar nga karikatura e famshme për fëmijë, Scooby Doo.

Muzika dhe teksti janë realizuar si gjithmonë nga vet dyshja, teksa incizimi është kryer në studion e Florent Boshnjakut.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft satirik, i cili i përshtatet këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

ShaolinGang kanë qenë shumë aktivë këtë vit me projekte të shumta muzikore, me çka kanë bërë që të rrisin edhe më shumë numrin e njerëzve që pëlqejnë muzikën e tyre.

Dyshja po ashtu kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të nisin turin e tyre të koncerteve. 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.