18452640 2005498982799446 1812294916 o 840x4201 560x416 - Shënohet 50 vjetori i Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj

Të premten me një manifestim është shënuar 50 vjetori i gjimnazit ”Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Në këtë manifestim mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, drejtues të shkollës, mësimdhënës në veterane të arsimit të cilët me vite të tëra kanë kontribuar në këtë gjimnaz. Në fjalën e tij, numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se shkolla jonë po kalon nëpër një kohë sfidash, përpjekjesh për reformim, arritjesh dhe ngecjesh, të cilat e karakterizojnë shoqërinë tonë në përgjithësi.

“Në një rast të shënuar për shkollën tuaj, si ky i sotmi, rëndom flitet për arritjet dhe ato arritje paraqiten para publikut. Dhe është kënaqësi e veçantë kur flitet për suksese në shkollat tona, sepse ato nuk kanë të bëjnë vetëm me nxënësit dhe arsimtarët e asaj shkolle, por me të gjithë qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë, sepse këta të rinj e të reja do ta kenë në duar të ardhmen e këtij vendi.

Së këndejmi, investimi për të rinj të shkolluar mirë, është investim për të ardhmen, është investim për të nesërmen e bijve e bijave, nipave e mbesave tona, për të ardhmen e qytetarëve të Ferizajt e të Kosovës. Është një gjë që unë e përmend shpesh në raste të tilla dhe dua ta theksoj edhe këtë herë, se bota po ec shumë shpejt përpara në teknologji, por edhe në komunikim.

Të rinjtë e të reja që sot janë nxënës, nesër edhe formalisht do të jenë qytetarë të Evropës. Prandaj, shtrohet detyrë parësore e shkollës sonë që të ndjek trendet zhvillimore në fushën e arsimit dhe të edukimit në vendet e zhvilluara, në mënyrë që të mos ngecim në rrugëtimin tonë integrues. Sepse nuk mund të ketë integrim të suksesshëm, me edukim të mangët.

Të rinjtë dhe të rejat tona nesër duhet të jenë të përgatitur për një treg shumë më të gjerë se tregu i sotëm: duhet të jenë të përgatitur për tregun evropian të punës, i cili kërkon më shumë shkathtësi, më shumë përkushtim e përgjegjësi. Nëse e mbjellim sot farën e mirë, nesër do të kemi rendimente të shëndetshme, do të kemi dije e shkathtësi konkurrente për të përballuar kërkesat e kohës. Ndaj u bëj thirrje gjithë punonjësve të arsimit, nxënësve e prindërve, që t’ia japin shkollës rëndësinë e merituar, në mënyrë që të mbrujmë të ardhme më të zhvilluar e më të begatshme.

Të përdorim gjithë mundësitë tona, kreativitetin dhe përkushtimin, për një arsimim më cilësor”, ka thënë kryetari Svarqa. Ndërsa, drejtori i gjimnazit të shkencave të aplikuara, Enver Azemi, tha se nxënësit e kësaj shkolle janë nxënësit më të suksesshëm të të gjitha shkollave të mesme të qytetit në Ferizaj. Ai foli për sukseset e këtyre nxënësve, por edhe për sfidat me të cilat përballen.

Ai tha se kjo gjenerate e këtyre gjimnazistëve është e 50 që nga themelimi i këtij gjimnazi. Të pranishmit me një fjalë rasti i është drejtuar edhe mësimdhënësi i parë i këtij gjimnazi Nazim Hoxha. Ai ka folur për sfidat me të cilat janë përballuar para 50 viteve

. Në fund u ndan mirënjohje për profesorët veteranë të arsimit, profesorët të cilët nuk janë më në mesin tonë, por edhe profesorët e suksesshëm të këtij gjimnazi.Po ashtu u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.