![Shfaqet pas shumë kohësh Bertan Asllani, sa ka ndryshuar ndër vite këngëtari i njohur? shfaqet pas shume kohesh bertan asllani sa ka ndryshuar nder vite kengetari i njohur - Shfaqet pas shumë kohësh Bertan Asllani, sa ka ndryshuar ndër vite këngëtari i njohur?](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/shfaqet-pas-shume-kohesh-bertan-asllani-sa-ka-ndryshuar-nder-vite-kengetari-i-njohur.jpg)
Këngëtari Bertan Asllani, dikur ishte shumë aktive në tregun muzikor shqiptar.
Ai kishte publikuar disa këngë, të cilat gjithnjë janë pritur mirë nga publiku, e ndërsa nuk ka munguar paraqitja e tij në festivale.
Megjithatë, ka vite që i njëjti i mungon tregut muzikor, dhe nuk publikon më këngë të reja në shqip.
Ai u zhvendos në Turqi, ku u bë pjesë e disa projekteve kinematografike, teksa edhe kënga e tij e fundit mbetet “Ben Lazem”, në gjuhën turke.
[embedded content]
Të rralla janë edhe daljet në rrjetet sociale të këngëtarit, i cili është mjaft i ndjekur nga shqiptarët.
Megjithatë, së fundmi pas një kohe shumë të gjatë, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ndryshimi me kalimin e viteve vërehet dukshëm.
Ai duket mjaft në formë sa i përket vijës së trupit, ndërsa pozon pranë një liqeni i veshur me ngjyrat vjeshtore.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk mungojnë, shumë prej të cilëve kërkojnë edhe rikthimin e tij me një këngë të re.
Në trevat shqiptare, ai ka qenë shumë i njohur në veçanti për këngën e tij “Kujt i thua xhan”. /Telegrafi/
[embedded content]