w 70 384x416 - Shfaqja ‘Vizita e zonjës plakë’ jepet sot premierë në Ferizaj

Shfaqja “Vizita e zonjës plakë” jepet sot premierë në Teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

Për shkak të situatës me COVID-19, shfaqja me regji të Sulejman Rushiti jepet nga ora 17:00.

Repriza e parë e shfaqjes “Vizita e zonjës plakë” jepet nesër në ora 17:00, po në Teatrin “Adriana”.

Shfaqja ‘Vizita e zonjës plakë” është një komedi tragjike, përmes së cilës pasqyrohen veset dhe anët e errëta të shoqërisë njerëzore si rezultat i lakmisë.

Në shfaqje luajnë: Vjosa Abaz, Milot Salihu, Ali Krasniqi, Uratë Shabani, Dora Xhemajli, Arben Marevci, Dardane Mehmeti, Gresa Gashi, Jajush Ramadani, Edona Berisha Bekteshi, Nexhat Xhokli, Mevlan Saraçi, Blin Sylejmani, Sherif Bega, Durim Neziri dhe Valdrin Osmani.

Shfaqja %E2%80%98Vizita e zonj%C3%ABs plak%C3%AB%E2%80%99 240x300 - Shfaqja ‘Vizita e zonjës plakë’ jepet sot premierë në Ferizaj