Grupi i gjashtë të dyshuarve për plaçkitje rranë në kurth, pasi një shitës në Belgjikë iu kërkoi të ktheheshin më vonë.
Megjithëse e kërcënuan, burri i njohur vetëm si Didier iu tha se nuk ka asnjë para dhe se mund të fitojë pasi të shiste diçka, transmeton Telegrafi.
Pronari i dyqanit të duhanit që ndodhet në Charleroi, ka thënë se atë e kërcënuan me armë dhe i kërkuar t’ju dhurojë të gjitha paratë.
“Erdhën rreth orës tre të mesditës, kur i binda se nuk kam të holla dhe se mund të kem dikur më vonë. Menjëherë e telefonova policinë”, ka thënë Didier. Pa pritur se do të shfaqen, ai ka qëndruar i qetë ku pa grupin që u kthye pas një ore e gjysmë.
Derisa ndodheshin brenda, ata u rrethuan prej policisë. Njëri prej tyre arriti të ikte dhe ende është në arrati, ndërsa pesë të tjerë janë arrestuar, përfshirë edhe një të mitur. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.