Gjatë ditës së sotme, i pari i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani bashkë me drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, shpërndanë një kontingjent të madh pajisjesh e preparatesh pastrimi, dezinfektimi me qëllim mbrojtjen e stafit dhe nxënësve të shkollave nga përhapja e koronavirusit.
Drejtuesit e shkollave pranuese të donacionit thanë se po respektohen në mënyrë strikte udhëzimet e punës dhe sjelljes sipas gjendjes epidemiologjike në vend.
Ndryshe, ky aksion vjen pas furnizimeve bazë nga autoritetet qendrore e lokale dhe si rezultat i donacioneve të shumta nga organizata, grupime shoqërore e individë vullnetmirë, gjë që bën që shkollat e Ferizajt të kenë furnizime të mjaftueshme në këtë drejtim.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.