![Shoferi i pakujdesshëm e dëmtoi motorin e aeroplanit, derisa po e parkonte në aeroport (Video) shoferi i pakujdesshem e demtoi motorin e aeroplanit derisa po e parkonte ne aeroport video - Shoferi i pakujdesshëm e dëmtoi motorin e aeroplanit, derisa po e parkonte në aeroport (Video)](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/shoferi-i-pakujdesshem-e-demtoi-motorin-e-aeroplanit-derisa-po-e-parkonte-ne-aeroport-video.jpg)
Motori i Boeing 747 është dëmtuar rëndë, pasi u godit për një platformë gjatë lëvizjes nëpër aeroportin e Amsterdamit të Holandës.
E tëra ndodhi pasi shoferi i makinës që po e tërhiqte aeroplanin për ta parkuar, nuk pati kujdes dhe e shkaktoi aksidentin, transmeton Telegrafi.
Zyrtarë të kompanisë ajrore, që e kanë në pronësi aeroplanin që kushton rreth 30 milionë euro, kanë thënë se motori është i vlefshëm dhe pësoi dëme të pariparueshme.
Nuk janë bërë të ditura detajet, por nuk ka raport se aksidenti ka shkaktuar anulim të fluturimeve. /Telegrafi/