soltes1 560x416 - Sholtes: Shpresoj vizat të hiqen deri në maj të 2019-s

Igor Sholtes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pranuar se te disa shtete anëtare të BE-së kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën. Megjithatë, ai shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të mandatit aktual të Parlamentit Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në maj të vitit 2019, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes ka pranuar se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën, por, sipas tij, çështja e vizave nuk ka nevojë të kalojë në Këshillin e Ministrave të BE-së me shumicë absolute të votave.
Këto komente Sholtes i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se i ka sugjeruar ministres kosovare për Integrime Evropiane Dhurata Hoxhës t’i takojë ministrat e shteteve që hezitojnë të votojnë në favor të regjimit pa viza, për t’i bindur ata se kosovarët e meritojnë të udhëtojnë lirshëm në BE.

“Kam këshilluar gjithashtu ministrat nga Kosova të punojnë ngushtë me ambasadat e me ministritë e atyre vendeve dhe të mundohen të ndikojnë në vendimin përfundimtar të përfaqësuesve të shteteve anëtar”, thotë mes tjerash për “Zërin” eurodeputeti Sholtes.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.